e-Society.mk

2008
2007
2006
2005
Kontakt
Politika për privatizëm

U realizua konferenca e-Shoqëri.Mk 2007
e-society2007Konferenca e tretë ndërkombëtare "e-Shoqëri.Mk 2007" u mbajt në Shkup, Maqedoni më 29 dhe 30 Nëntor, 2007, në temën "e-Qeverisje inkluzive" në suaza të projektit "Rrjeti i e-qeverisë inkluzive në Ballkanin Verior".
 
Projekti ka për qëllim të përforcojë bashkëpunimin dhe koordinimin mes të gjithë vendim marrësve, përfaqësuesve qeveritar, si dhe përfaqësues të sektorit të biznesit, akademik dhe atij joqeveritar për të ngritur niveli i përdorshmërise së qasjes ndaj shërbimeve që ofrohen nga administrata publike në mënyrë elektronike. 
 
E-qeveria inkluzive në Ballkanin perëndimor
Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në punëtoritë për e-qeveri inkluzive të cilat u mbajtën në kryeqytetet e gjashtë vendeve ballkanike, mendojnë se vendet e tyre kanë vendosur numër të vogël të mekanizmave për e-inlkuzivitet dhe interoperabilitet, edhe pse interesimi për zhvillimin e e-qeverisë është i madh.
 
Punëtoritë u mbajtën në kuadër të projektit “Rrjeta për e-qeveri inkluzive në Ballkanin perëndimor” me qëllim që të paraqesin studimin e parë për nivelet e sofistikimit dhe inkluzivitetit të e-shërbimeve të qeverisë i cili u zbatua prej partnerëve në projektin me anë të metodologjisë Kepxhemini e cila përdoret në nivel të UE, me qëllim që të përgatitet plani gjithëpërfshirës për zhvillim të e-qeverisjes regjionale dhe të lehtësohen përpjekjet e përbashkëta të vendeve të cilat kanë aspiratë që së shpejti të bëhen anëtare të UE.
Lexoni përmbajtjen...
 
Raport për punëtorinë “E-qeveria inkluzive” e mbajtur në Mal të Zi
Punëtoria u mbajt në Podgoricë në 20 dhjetor të vitit 2007, në sallën për konferenca të Trupit për udhëheqje me resurset njerëzore në organizim të ISSP. Kjo ishte një mundësi e shkëlqyeshme për të prezantuar projektet aktuale në Mal të Zi nga sfera e e-shërbimeve si dhe prezantimi i rezultateve të vendeve tjera të regjionit (Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri).
Lexoni përmbajtjen...
 
Raporti për punëtorinë “E-qeveria inkluzive” të mbajtur në Kroaci
Punëtoria u mbajt në 13 dhjetor të vitit 2007 në Zagreb në organizim të ZaMirNet. Sesioni punues zhvillohej pa vështirësi dhe sipas pjesëmarrësve, ishte shumë i dobishëm. U shfrytëzua mundësia për të këmbyer informata rreth iniciativave të reja të institucioneve publike që nuk i janë të njohura opinionit më të gjerë.
Lexoni përmbajtjen...
 
Raporti për punëtorinë “E-qeveria inkluzive” të mbajtur në Bosnjë e Hercegovinë
Punëtoria për qeveri inkluzive në Sarajevë u organizua më 13 dhjetor dhe u mbajt në zyrat e Qendrës alumni për studime postdiplomike.
Në punëtori morrën pjesë përfaqësues të Ministrisë për transport dhe lidhje të BeH, iniciativa eSEE, Ministria për punë të brendshme të kantonit të Sarajevës, disa OJQ dhe Teleshtëpi – OJQ të orientuara kah biznesi. Në punëtori gjithashtu morrën pjesë edhe përfaqësues të organizatave partnere nga Maqedonia (delegacion prej 4 anëtarëve), Serbia dhe Mali i Zi.
Lexoni përmbajtjen...
 
<< Fillim < E përparshme 1 2 E ardhshme > Fund >>

Rezultatet 1 - 5 nga 9

Përkrahur nga:


 

. Powered by Joomla. Technical implementation: Metamorphosis Foundation.