e-Society.mk

2008
2007
2006
2005
Kontakt
Politika për privatizëm

Përfundime dhe rekomandime Shtypni E-post

Përfundime dhe rekomandime nga konferenca e-Shoqëria.Mk 2006

 

e-soc2

 

 

Përfundime dhe rekomandime nga konferenca e-Shoqëria.Mk 2006 (.pdf, 1,25 MB)

 

 

 

 

 

Praktikat më të mira për ndërtimin e kornizës institucionale 

 

  • Vonesat aktuale në implementimin e politikave nacionale dhe strategjive për zhvillimin e shoqërisë së informacionit sjellin deri në ngadalësimin e gjithë procesit të eurointegrimit në regjion. Është urgjente dhe e pashmangshme që qeveritë përveç përkrahjes deklarative të sigurojnë edhe implementim thelbësor të projekteve nga planet akcionale, me çka do të demonstrojnë përkushtimin e tyre në zhvillimi i gjithmbarshëm shoqëror dhe ekonomik.
  • Lidhja e qeverive ne kuadër të iniciativave eEJL dhe eEJL+ te paktit për stabilitet siguron bazë te shkëlqyeshme për ndërtimin e shoqërisë së informacionit dhe qeveritë individuale duhet ta risin pjesëmarrjen e tyre në të. Njëkohësisht, rekomandojmë në këtë iniciativë të përforcohet edhe pjesëmarrja e faktorëve nga sektorë tjerë – arsimi, sektori privat dhe ai joqeveritar. 
  • Rekomandimet janë të krijohet një trup, agjension ose një ministri e veçantë, varësisht prej specifikave në çdo shtet. Ky trup duhet të jetë përgjegjës  për vendosjen e infrastrukturës se domosdoshme ligjore dhe zbatimin e strategjive nacionale dhe planeve aksionale për zhvillimin e shoqërisë së informacionit. I njëjti trup duhet të kujdeset për bashkëpunimin dhe koordinimin në drejtim të arritjes së qëllimeve të përbashkëta.
  • Strategjitë nacionale duhet të jenë të përshtatura kah startegjia e re e Unionie Evropian (UE) për shoqëri të informacionit – i2010, njëkohësisht duke siguruar përkrahje më të madhe për implementimin e politikave dhe strategjive të sjellura.
  • Duhet të ngrihet e forcohet vetëdija se ndërtimi i shoqërisë së informacionit nuk është punë vetëm për informaticientët, por edhe e të gjithë qytetarëve dhe si e tillë duhet të bëhet pjesë e rrjedhave kryesore shoqërore. Kjo, mes tjerash do të arrihet edhe me përdorimin e terminologjisë së qartë, jo teknike dhe jo të dykuptimtë gjatë përpilimit të politikave të zbatuara në këtë lëmi.
 
 
E-qeverisja dhe pjesëmarrja qytetare
 
 
  • Për zhvillimin e shoqërisë së informacionit nevojitet vullnet i fortë politik i qeverive nëpërmjet implementimit të dokumenteve të sjellura (strategjitë nacionale, politikat dhe planet akcionale për zhvillimin e shoqërisë së informacionit) dhe me ndihmën e sigurimit të mjeteve buxhetore të caktuara veçanërisht për këtë qëllim.
  • Përvojat e deritanishme tregojnë se përdorimi i standardeve të mbyllura sjell vështirësi në punë dhe zvogëlon mundësinë për kyçje të të gjithë faktorve në zhvillimin e shoqërisë së informacionit. Që të sigurojnë nivel më të lartë të interoperabilitetit mes të gjithë shfrytëzuesve të e-shërbimeve, autoritetet duhet të sigurojnë komunikim të pandërprerë me ndihmën e shfrytëzimit të standardeve të hapura, të shkruara nga organizatat relevante ndërkombëtare dhe trupa (UE – IDABC, W3C, OASIS).
  • Në vendet në regjion ofrohen shërbime të caktura qeveritare në mënyrë elektronike. Por, qeveritë duhet të japin mund që t’i sigurojnë të gjitha 20 e-shërbimet themelore të cilat merren parasysh gjatë matjes së nivelit të zhvillimit nga ana e UE.
    Shembujt e suksesshëm të implementimit të e-shërbimeve tregojnë në nevojën për bashkëpunim të gjithmbarshëm dhe sistematik ndërmjet gjitha ministrive të koordinuar nga niveli më i lartë qeveritar.
  • Qeveritë duhet të japin mund që të ritet niveli i vetëdijes publike për dobinë nga përdorimi i e-shërbimeve, nëpërmjet informimit të vazhdueshëm dhe edukimit të qytetarëve, me përdorimin e mekanizmave që i kanë në disponim, nëpërmjet sistemit formal të arsimimit, si dhe të ritet bashkëpunimi me sektorin joqeveritar dhe me mediumet.
  • Tek sistemet e implementuara për e-shërbime, nëpunësit përgjegjës qeveritar duhet t’i kushtojnë kujdes të veçantë azhurnimit dhe mirëmbajtjes së rregullt të informatave, edukimit të vazhdueshëm të nëpunësve shtetëror dhe të kujdesen për sigurinë e të dhënave.
  • Marrja parasysh e softuerit të lirë gjatë zgjedhjes së aplikacioneve për e-qeverisje rrit konkurrencën në treg, kjo shpie deri në rritjen e kuantitetit dhe kualitetit.

 
Qasje e lirë deri te informatat dhe mbrojtja e të dhënave personale
 
 
  • Të drejtat e qytetarëve dhe liritë e tyre duhet doemos të jenë të mbrojtura edhe gjatë përdorimit të TIK, si parakusht për demokratizimin e shoqërive – dinjiteti njerëzor dhe mirëqenia duhet te jene “zemra” e e-shoqërisë.
  • TIK e lehtëson përmbledhjen e të dhënave personale prej qytetarëve në kundërshtim me principet “domosdoshmëri” dhe “proporcionalitet” – prandaj është e domosdoshme korniza ligjore dhe institucionale për pengimin e keqpërdorimit të mundshëm. Rekomandojmë zbatimin e kaheve për mbrojtjen e privatësisë dhe rrjedhën tejkufitare të të dhënave personale të cilat i sjellin shoqatat ndërkombëtare si OECD në nivel të shteteve dhe EDRI në nivel të sektorit joqeveritar Europian.
  • Organet shtetërore duhet të japin mund të veçantë për pengimin e të gjitha llojeve të keqpërdorimeve të privatësisë duke respektuar ligjet dhe për implementimin e procedurave interne precize të politikave të tyre për privatësi pranë gjitha formave të komunikimit.
  • Implementimi proaktiv i Ligjit për qasje të lirë deri te informatat e karakterit publik e rrit besimin e qytetarëve ndaj institucioneve (të informatave) dhe do të sjellë punë më efikase të tyre.
  • Implementimi i mirfilltë i Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Ligjit për qasje të lirë deri te informatat të karakterit publik, si dhe i standardeve tjera relevante evropiane , mundëson arritjen e baraspeshës ndërmjet këtyre dy lirive.

 
E-tregtia, krimi kompjuterik dhe korniza ligjore për siguri  
 
 
  • Siguria e TIK-sistemeve ne tërësi si dhe integriteti i te dhënave mundëson marrëdhenie të besimit ndërmjet të gjithë faktorve si ne nivel nacional ashtu edhe ne nivelin ndërshtetëror. Institucionet, organizatat dhe firmat duhet te certifikohen sipas standardeve ndërkombëtare për TIK sigurinë, si dhe sipas standardeve ISO 17799 dhe 27001 si garanci për siguri te TIK-sistemeve te tyre.
  • Qeveritë duhet te japin me tepër mund qe te ngrihet niveli i vetëdijes publike për rëndësinë e sigurisë edhe atë me ndihmën e informimit te vazhdueshëm dhe edukimit, jo vetëm te personave përgjegjës ne institucionet përkatëse, por edhe te qytetareve dhe subjekteve afariste, me përdorimin e mekanizmave qe janë në dsiponim, veçanërisht me sistemin formal te arsimimit, si dhe te ritet bashkëpunimi me sektorin  joqeveritar dhe me mediumet.
  • Rastet e krimit kompjuterik ne vendet ne regjion sollën deri ne vendosjen e tyre ne “listat e zeza”  gjë që pengon zhvillimin e e-tregtisë. Nevojitet koordinim, aksion konkret dhe përforcimi i kapaciteteve te institucioneve relevante me qellim qe te zvogëlohet ndikimi i krimit kompjuterik dhe te përmirësohet imixhi negativ.
  • Për zhvillimin e e-biznesit duhet te behet edhe shume me ndihmën e zhvillimit te kornizës përkatëse institucionale dhe nxitjen e tij ne sektorin privat. Oferta aktuale e e-transaksioneve financiare tani për tani është e kufizuar ne segmente te veçanta si për shembull bankimi. Është e nevojshme përfshirja e gjithmbarshme e tyre ne institucionet publike dhe firmat  me qellim qe te ngjallet pagesa pa te holla dhe e-biznesi ne përgjithësi.

 

Ndikimi i mediumeve te reja ne politikat e zbatuara


  • Bartësit e vendimeve duhet ta nxisin dhe shpejtojnë procesin e digjitalizimit të mediumeve me çka do të mundësojnë rritje të kualitetit teknik dhe realizim më të gjërë të të drejtës së të shprehurit. Nevojitet definim i një strategjie të veçantë për digjitalizimin e radiodifuzionit e cila do të jetë e përshtatur me planet e UE.
  • Interneti dhe format tjera të mediumeve të reja digjitale ofrojnë shumë më tepër mënyra për bartje të përmbajtjeve deri te publiku (audienca), të cilët pak ose aspak nuk janë nën ndikimin e kufizimeve gjeografike. Digjitalizimi i mediumeve dhe paraqitja e llojeve të reja të mediumeve mundëson rritje të disponueshmërisë dhe qasjes së përmbajtjeve deri te personat me nevoja të veçanta.
  • Shtetet duhet t’i marrin parasysh ndryshimet që i sjell digjitalizimi dhe t’i përshtatin kornizat ligjore, veçanërisht duke pasur kujdes në faktin se resurset për bartje të përmbajtjeve nuk janë më të kufizuara, si në rastin me teknologjinë analoge terestiale. Edhe në lidhje me internetin edhe në lidhje me mediumet e digjitalizuar radiodifuze të mëparshme, qeveritë duhet të marrin parasysh kornizën ligjore në bazë të shtetit të prodhimit, e jo në bazë të lokacionit të audiencës (publikut) potenciale.
  • Interneti dhe mediumet digjitale sigurojnë hapësirë për realizimin e tërësishëm të lirisë së të shprehurit. Gjithsesi se nëpërmjet tyre barten edhe përmbajtje të rrezikshme dhe jolegale, por shtetet duhet të kenë kujdes dhe të bëjnë dallim në mes rasteve të përmbajtjeve të pakënshme e pa shije nga ajo se çka me të vërtetë është jolegale, veçanërisht të mos sjellin shumë kufizime ligjore. Kufizimet e reptësishme të përmbajtjeve u treguan joefektive, sepse nuk arrijnë të ndalojnë atë që rregullatorët me të vërtetë duan ta ndalojnë, por, paarsyeshëm krijuesit legjitim dhe legal të përmbajtjeve. Kjo e thekson nevojën për definim të qartë dhe të njëkuptimtë të kriteriumeve, trupa përgjegjës dhe procedura transparente për vendosje, veçanërisht kur bëhet fjalë për përmbajtje kontroverse.

 
Partneriteti, lidhja në rrjetë dhe krijimi i sinergjive për tejkalimin e hendekut në mes eELJ dhe eUE
 
 
  • Çështja e tejkalimit të hendekut eEJL – eUE është çështje politike zgjidhja e së cilës kërkon vullnet politik, por gjithashtu është edhe çështje shumë teknike dhe ekonomike, kështu që nuk mund të presim se të gjitha nevojat do të plotësohen përnjëherë, respektivisht vetëm me vendime politike, por është e nevojshme lidhja në rrjetë dhe shumë punë prej të gjithë neve me qëllim që kjo çarje të mbulohet.
  • Pikat që janë më të rëndësishme në implementimin në partneritet janë partneritetet ndërmjet qeverive, bizneseve dhe sektorit civil. Implementimi i veglave për monitoring do të mundësojë një bashkëpunim ndërmjet gjithë subjekteve, e me këtë do të arrihet kontroll më e madhe e procesit dhe kryerje e një presioni të vazhdueshëm mbi përgjegjësit për dorëzimin e rezultateve.
  • Ajo çka na duhet për tejkalimin e hendekut eEJL - eUE është qëndrueshmëri, afatgjatës, një sistem dhe qasje që praktikisht do të sigurojë qëndrueshmëri sepse ajo çka na duhet është iniciativë, pronësi dhe të mos varemi shumë prej projekteve të jashtme nga aspekti regjional dhe ai shtetëror.
  • Ndërtimi i marrëdhënieve të partneritetit ndërmjet sektorit qeveritar, privat dhe joqeveritar dhe me donatorët ndërkombëtar është bazament për zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë së informacionit në regjion. Në këtë proces faktorët lokal duhet në mënyrë më efikase të shfrytëzojnë mundësinë për përfitimin e njohurive dhe përvojave prej organizatave ndërkombëtare/ institucioneve/ donatorëve, njëkohësisht duke i theksuar nevojat e identifikuara nga bashkësitë lokale. 

 
 
 

Përkrahur nga:
Organizator:


 

. Powered by Joomla. Technical implementation: Metamorphosis Foundation.