e-Society.mk

2008
2007
2006
2005
Kontakt
Politika për privatizëm

Politika e zbatuar për privatësi Shtypni E-post
Fondacioni Metamorfozis i është kushtuar mbrojtjes së privatësisë dhe integritetit të të dhënave personale me të cilat vinë në kontakt gjatë punës së saj. Në këtë dokument për politikën për privatësi (privacy policy) janë shënuar llojet e të dhënave personale të cilat i pranojmë dhe i mbledhim gjatë përdorimit të ueb-faqes së e-Society.Mk (www.e-society.org.mk), si dhe disa prej hapave që i ndërmarrim për mbrojtjen e tyre.

Dispozitat themelore
 
  • Të gjithë të dhënat personale nën kontrollin e Fondacionit Metamorfozis janë fituar vullnetarisht, me dakordim eksplicit të pronarëve të tyre, ose prej palëve të treta që e kanë pëlqimin e pronarëve për atë qëllim
  • Të dhënat personale janë nën kontroll të Metamorfozit dhe përdoren vetëm për qëllimin për të cilin janë grumbulluar, ndërsa nëse ka nevojë që të përdoren edhe për qëllime tjera, kjo bëhet vetëm me leje eksplicite nga ana e pronarëve të tyre.    
  • Politika e Fondacionit Metamorfozis është që shënimet që përmbajnë të dhëna personale të fshihen pas skadimit të afatit të ruajtjes së tyre, në qoftë se kështu është caktuar me marrëveshje ose me ligj, ose pas mbarimit të projektit në kuadër të të cilit ato janë mbledhur.    
  • Të dhënat të cilat grumbullohen nëpërmjet ueb-faqes së e-Society.Mk përdoren vetëm për nevoja statistikore, e jo edhe për ndjekjen e aktiviteteve të shfrytëzuesve.
  • Në rast të hetimeve kriminalistike, Fondacioni Metamorfozis u përmbahet ligjeve valide të RM dhe të dhënat e grumbulluara (mbledhura) me aktivitetin e ueb-faqes u jepen në disponim organeve për përndjekje vetëm me urdhëresë valide gjyqësore, në përjashtim me rastin e keqpërdorimit të sistemit të saj informatikë ose ueb-faqes, kur llogimet mund të hetohen dhe analizohen edhe në procedurën parahetuese.
Shfrytëzimi i kulaçeve (cookies)
 
Ueb-faqja e e-Society.Mk përdor kulaçe ose cookies në këto raste:
  • Për të ndaluar votimin e dyfishtë gjatë plotësimit të anketave. Në këtë moment në ueb-faqen e Metamorfozit nuk ka anketa aktive    
  • Gjatë paraqitjes së shfrytëzuesve në pjesën e mbrojtur me urdhëresë dhe parrullë, e cila nuk është publike.
  • Për paraqitje përkatëse të versionit të gjuhës në ueb-faqe për shfrytëzuesit që kanë bërë zgjedhje gjatë vizitës paraprake
Llogime të serverëve

Për secilën prej ueb-faqeve të Fondacionit Metamorfozis provajderi për ueb-hostim mban llogime të serverit në të cilat shënohet IP adresa, brouseri, sistemi operativ, data dhe koha e qasjes, referer (ueb-adresa paraprakisht e vizituar) dhe fajllin e shkarkuar nga uebi, për secilin operacion të tillë. Me këto llogime veprohet në pajtim me dispozitat e përgjithshme, ose sipas politikës individuale të provajderit , i cili është i detyruar të veprojë në kuadër të Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale dhe Ligjit për komunikime elektronike në RM.

Numërues ekstern të vizitave

Për shkak të rritjes së transparencës dhe analizave krahasuese, ueb-faqja e e-Society.Mk përdor një numërues ekstern (të jashtëm) të vizitave Sajt metër. Numëruesi ekstern ka qasje në këto të dhëna për vizitorët IP adresë, brouserin, sistemin operativ, datën dhe kohën e qasjes, referer (ueb-adresa paraprakisht e vizituar) dhe ueb-faqet e vizituara nga faqja në të cilat është futur kodi i numëruesve.
  • Numëruesi Sajt Metër i vë në disponim opinionit një pjesë të të dhënave të detajizuara për 100 vizitorët e fundit, duke fshehur IP adresën, si dhe të dhënat statistikore për numrin e vizitave dhe faqeve të hapura në 12 muajt e fundit.   
Е-posta

Të dhënat të cilat vizitorët vullnetarisht i dërgojnë nëpërmjet e-postës dhe formulari për kontakt konsiderohen si e fshehtë (sekret) zyrtare dhe rruhen në pajtim me dispozitat dhe rregullat për punë arkivimi. Këtu bëjnë pjesë edhe adresa për e-postë, emri, mbiemri, adresa, telefoni.
 

Përkrahur nga:


 

. Powered by Joomla. Technical implementation: Metamorphosis Foundation.