|
Raporti për punëtorinë “E-qeveria inkluzive” të mbajtur në Bosnjë e Hercegovinë |
|
|
|
Punëtoria për qeveri inkluzive në Sarajevë u organizua më 13 dhjetor dhe u mbajt në zyrat e Qendrës alumni për studime postdiplomike.
Në punëtori morrën pjesë përfaqësues të Ministrisë për transport dhe lidhje të BeH, iniciativa eSEE, Ministria për punë të brendshme të kantonit të Sarajevës, disa OJQ dhe Teleshtëpi – OJQ të orientuara kah biznesi. Në punëtori gjithashtu morrën pjesë edhe përfaqësues të organizatave partnere nga Maqedonia (delegacion prej 4 anëtarëve), Serbia dhe Mali i Zi.
Punëtoria rezultoi me këto përfundime:
- Duhet të bëhet një studim në të gjitha nivelet institucionale në BeH
- Nevojitet analizë e dokumenteve ekzistuese dhe strategji
- Ndryshime të dokumenteve
- Përgatitje të listës së prioriteteve
- Qasje sistematike gjatë zgjidhjes së problemeve (shembuj për zbatim të suksesshëm në praktikë)
- Implementimi i standardeve të TIK duhet të merret parasysh gjatë ndërtimit të e-shërbimeve
- Nevojitet edukim i mediumeve, qytetarëve dhe vendeve rurale
- Përmirësim i penetrimit të internetit.
|