e-Society.mk

2009
2008
2007
2006
2005
Kontakt
Politika për privatizëm

Raporti për punëtorinë “E-qeveria inkluzive” të mbajtur në Kroaci Shtypni E-post
Punëtoria u mbajt në 13 dhjetor të vitit 2007 në Zagreb në organizim të ZaMirNet. Sesioni punues zhvillohej pa vështirësi dhe sipas pjesëmarrësve, ishte shumë i dobishëm. U shfrytëzua mundësia për të këmbyer informata rreth iniciativave të reja të institucioneve publike që nuk i janë të njohura opinionit më të gjerë.
 
Edhe pse Kroacia arriti përparim të rëndësishëm në zhvillimin e e-shërbimeve, disa grupe të popullatës siç janë njerëzit e me hendikep apo më të vjetërit nuk u konsultuan gjatë atij procesi. Për këtë arsye, disa prej shërbimeve nuk janë të përshtatshme për nevojat e njerëzve me hendikep për të cilët dobitë prej e-shërbimeve do të ishin të mëdha. Jazi digjital gjithashtu nuk është përfshirë edhe pse ka iniciativë nga ana e Ministrisë së ekonomisë për të hapur internet klube për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vendet rurale në Kroaci. Të njohësh punën me kompjuter është pjesë përbërëse e programit arsimor shkollor, por edhe këtu nuk është përfshirë popullata më e vjetër. E-mësimi ka marrë një hov të madh në Universitetin e Zagrebit, por studentët me nevoja të posaçme nuk kanë dobi nga kjo. 
 
< Mbas   Vazhdoni >

Përkrahur nga:
Поддржано од
Во соработка со


 

. Powered by Joomla. Technical implementation: Metamorphosis Foundation.