Përfundoi konferenca e pestë ndërkombëtare e e-Shoqëria.Mk me temë “Unë medium”. Ajo zgjati dy ditë dhe ishte e drejtuar kah rolit të mediumeve të reja në mbështetjen e debatit dhe dialogut, pjesëmarrjes dhe ndryshimeve shoqërore.

Më shumë se dyqind pjesëmarrës nga shtatë vende (Maqedonia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Armenia, Kosova, ShBA) morën pjesë në Konferencën e pestë ndërkombëtare e-Shoqëria.Mk – e titulluar “Unë medium” – e cila u mbajt në Shkup më 2 dhe 3 dhjetor 2009. Ngjarja dyditore u përqendrua në rolin e mediumeve të reja në mirëmbajtjen e debatit dhe dialogut, pjesëmarrjes dhe ndryshimeve shoqërore, nëpërmjet prezantimeve të ekspertëve dhe marrësit e vendimeve në nivel lartë. Përveç se në sesione dhe tryezat e rrumbullakëta, në diskutim janë përfshirë edhe njerëz të cilët nuk mund të merrnin pjesë drejtpërdrejt në vendngjarje, por të cilët kishin mundësi të japin mendimet dhe kontributin e vet nëpërmjet mediumeve të reja, duke përfshirë Twiter, Facebook, bllokun dhe ueb sajtet e tjera.
Dita e parë ishte rezervuar për prezantime të shumë ekspertëve, tanë dhe ndërkombëtarë, në fushën e teknologjisë, politikës, gazetarisë, bllokut dhe aktivitetit social në suazat e tri sesioneve të punës, pas çdo sesioni ndiqte diskutimi aktiv.
Shënime për sesionet e ditës së parë mund të lexoni në
IT.com.mk.
Pjesa e dytë e kësaj ngjarjeje ishe në formën e tryezës së rrumbullakët në fokusin e të cilës ishte roli dhe përdorimi i mediumeve të reja në procesin e shpërndarjes së informacioneve, përballë dominimit të mediumeve tradicionale në këtë plan. Pas diskutimit dy orësh të cilin e mbyllën ministri për shoqëri informatike z. Ivo Ivanovski dhe Izabel Ginel, Sekretari i Parë i Ambasadës së Republikës së Francës në Shkup, konferenca u mbyll edhe zyrtarisht.
Prezantimet e fjalimeve në video
mund t’i gjeni këtu. Një pjesë të atmosferës mund ta ndieni edhe nëpërmjet fotografive të vendosura në flicr, si dhe prej mesazheve të cilat janë dërguar nëpërmjet twiter.
Drift-përfundimet e konferencës mund t’i gjeni
këtu .